Berisha paralajmëron policinë: Do përgjigjeni dhe pas 30-vitesh po prekët protestues

10 Shkurt 2023 | 12:47

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli këtë të premte në lidhje me protestën që pritet të mbahet ditën e nësërme nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Berisha paralajmëroi policinë që të mbajë qëndrim korrekt me protestuesit, pasi sipas tij për çdo person të lënduar do të mbahet përgjegjësi edhe pas 30-vjetësh.

Berisha apeloi gjithashtu që punonjësit e shërbimit informativ të mos infiltrohen mes turmës, por të rrinë larg.

“Parlajmëroj policinë të mbajë qendrimin më korrekt, çdo protestues i lënduar do të konsiderohet i persekutuar politik dhe persekutori i tij do përgjigjet dhe pas 30 vitesh. Paralajmëroj policinë dhe punonjësit e SHIK-ut të kenë shumë kujdes dhe të mos futen fare në turmë.

Edi Rama po e shkatërron atë institucionin. Ky këshilltari i Edi Ramës që shkon aty po shpërbën institucionin. Një nga aktete e para të këtij, ka shpërbërë njësinë anti-drogë dhe ka transferuar shefin e anti-terrorit në konflikt të hapur interesi”, tha Berisha.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026