Berisha: Parlamenti problem për vendin, shqiptarët vidhen me bordet komuniste
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në ditën e parë të sesionit të ri parlamentar, se ky institucion është shndërruar në problem madhor për vendin.
Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të parlamentit, Berisha u shpreh se parlamenti po mbështet regjimin e kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, qytetarët shqiptarë po vidhen bordet e ngritura nga qeveria, të cilat i konsideron komuniste.
“Ky parlament nuk ka asnjë vendim, asnjë nen dhe asnjë ligj për të mbështetur shqiptarët në nevojë në këtë periudhë që po vidhen në mënyrë të tmerrshme duke shfrytëzuar edhe rritjen e çmimeve me bordet komuniste të Edi Ramës.
Parlamenti është shndërruar në një problem madhor për vendin, sepse është shndërruar në një mbështetje të një regjimi që mashtron me gjithçka dhe vjedh në çdo vendim qytetarët shqiptarë. Dënoj me përçmim këtë program dhe kalendar të parlamentit, vetëm për protektoratet e krimit”, theksoi kryedemokrati.
LEXONI GJITHASHTU
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale
Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
- 07:53 Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike
- 07:47 Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
- 07:33 Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
- 07:26 Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
- 07:20 Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
- 07:14 Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)