Berisha pas mbledhjes së kryesisë: Nuk marr pushtet me dhunë, e kam thënë në 1990

10 Janar 2026 | 16:33

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, ku u vendos organizimi i një proteste më 24 janar.

Në deklaratën e tij, Berisha u shpreh se kushdo që dëshiron të angazhohet kundër kryeministrit Edi Rama, ka mundësinë ta bëjë këtë, duke theksuar se vendimet mbeten personale.

“Në qoftë se janë të vendosur të ose duan të luftojnë të keqen Rama, vendin e kanë të hapur. Pastaj vendimet i marrin vetë”, tha Berisha.

Duke iu referuar ngjarjeve të 21 janarit, Berisha hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit, duke e cilësuar atë përgjegjës për atë që ndodhi.

“21 janari është vepër e Edi Ramës, e burracakut dhe frikacakut Edi Ramës. Sali Berisha nuk merr pushtet me dhunë. E ka deklaruar këtë me datën 12 dhjetor të vitit 1990”, vijoi Berisha.

Protesta e paralajmëruar për 24 janarin pritet të jetë pjesë e aksionit opozitar kundër qeverisë, ndërsa Partia Demokratike ka bërë thirrje për mobilizim qytetar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

E ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, deputetja Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si Neomalësorja, foli në lidhje me mesazhin e saj në rrjetet sociale...
21:28 | 09/07/2026

Rama për mediat turke: Shqipëria do presë Samitin e ardhshëm të NATO-s, Turqia partner strategjik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për mediat turke, foli për rezultatet e Samitit të NATO-s, marrëdhëniet Shqipëri–Turqi, zhvillimet në Ballkan, bashkëpunimin në...
17:50 | 09/07/2026