Berisha për 3 marsin: Regjimi s’ikën me votë, të përgatitemi për mosbindje civile
Protestat e shkurtit dhe përgatitjet për tubimin e 3 marsit, për Sali Berishën janë fillimi i mbarë i revolucionit për të larguar kryeministrin Rama nga pushteti.
Në mbledhjen me drejtuesit politik të PD në qarqe, Berisha foli për një revolucion paqësor, por duke filluar aplikimin më tepër të mosbindjes civile.
“Por revolucioni paqësor nuk është vetëm revolucion i protestave paqësore. Është revolucion i mosbindjes civile para të gjithash. Ne duhet të përgatitemi. Mosbindja civile është element thelbësor i revolucionit paqësor. E ka thënë Mahatma Gandi: është e shenjtë!”, theksoi kryedemokrati.
Berisha kërkoi mobilizim për aksionin opozitar, por duke paralajmëruar se revolucioni është e vetmja mënyrë për largimin e Ramës, pasi me votë tashmë një gjë e tillë nuk është më e mundur.
“Mund ta shpëtojmë vetëm duke u bashkuar. Ky regjim nuk ikën ndryshe. Nëse ndonjë mendon se ky ikën me votë, personalisht nuk besoj se ikën me votë. Çdo ditë tregon se ky shtetin mafioz po e shndërron gjithnjë e më shumë në makineri mafioze elektorale”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë