Berisha për çmimin e naftës: Në kohën tonë shitej 140 lekë, tani është mbi 220 lekë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, kritikoi qeverinë për mashtrime mbi çmimet e naftës, duke krahasuar periudhën e 2013 me 2022.
Ai theksoi se pavarësisht se çmimi në bursë ishte i njëjtë, nafta në Shqipëri tani shitet mbi 220 lekë ndërsa në vitin 2013 në kohën e tij shitej 140 lekë.
“Tani, propaganda e tij, propaganda e mashtrimit, kërkesave tona për përgjysmimin e taksave u përgjigjet me mashtrimin se çmimet kanë qenë po kaq të larta gjatë periudhës tonë. Unë kam këtu këto të dhëna.
Me 7 prill të vitit 2013, nafta në bursën ndërkombëtare ishte 97 dollarë, në tregun shqiptar është shitur me 140 lekë. Me 7 prill të vitit 2022, nafta në bursë ka qenë 97.2 dollarë, pra e njëjtë, në Shqipëri është shitur me 228 lekë.
Nafta në bursë çmimin më të lartë nga viti 2005 gjer sot e ka pasur në vitin 2008, as në periudhën e Covid-it, as në periudhën e Pranverës Arabe. Ishte viti kur nafta arriti 147 dollarë për shkak të rritjes së kërkesës në bursë. Dhe në verën, në kulmin e kësaj, nafta në Shqipëri shitej 150-160 lekë.
Për të qartësuar se tani nxjerr edhe njerëz në telefona, se tani përveç banalistëve ai angazhon edhe patronazhistët në propagandën e tij vulgare.
Pra, asnjë rrugë tjetër nuk ka për të shpëtuar nga kjo situatë dramatike përveç përgjysmimit të taksave. Vendosjes së një sistemi fiskal të njëjtë me Maqedoninë dhe Kosovën.
Ata thotë, e kanë taksën në makinë. Të njëjtën taksë kemi me Kosovën dhe Maqedoninë. Të njëjtën.
Ndaj dhe duhet që ne të insistojmë në mbrojtje të interesit publik, por njëkohësisht ky është një kazus për revoltë të fuqishme kundër kësaj qeverie. Vetëm një injorant mund të pranojë një taksë të tillë. Mund të vërë si satër çmimin e energjisë, çmimin e naftës”, është shprehur Berisha.
“Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
“Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij