Berisha: Përpjekje për rikthimin e votës së lirë dhe desorosifikimin e vendit

1 Shtator 2025 | 14:02

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp të mbajtur këtë të hënë, deklaroi se opozita ndodhet sot përballë një sfide të paprecedentë, të cilën e cilësoi si “frontin më të gjerë dhe më të vështirë të betejës në tërë ekzistencën e saj”.

Në deklaratën e tij, Berisha akuzoi institucionet përgjegjëse për administrimin e procesit zgjedhor se kanë vepruar në mënyrë të njëanshme në favor të mazhorancës socialiste që prej datës 20 mars.

“Çdo vendim i institucioneve të administrimit të zgjedhjeve është marrë në favor të PS. Të gjitha shkeljet e mëdha të ligjit, të gjitha krimet elektorale janë injoruar totalisht me gjithë qindra e mijëra dokumente zyrtare,” tha ai.

Ai përmendi konkretisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Kolegjin Zgjedhor dhe strukturat e policisë si institucione që, sipas tij, kanë neglizhuar denoncimet e opozitës.

“Janë injoruar nga narkopolicia, janë injoruar nga institucionet e shqyrtimit të ankesave, KQZ-ja, janë injoruar tërësisht nga Altin Troplini. Të gjitha,” theksoi Berisha.

Pavarësisht skepticizmit ndaj sistemit, Berisha sqaroi se opozita ka ndjekur rrugët ligjore për ankimim:

“Thjesht dhe strikt për procedurë, ne kemi paraqitur rastet në Kolegj, të bindur se ai do i qëndrojë me besnikëri të madhe partisë shtet.”

Në vijim të fjalës së tij, Berisha nënvizoi se beteja e opozitës nuk ka të bëjë vetëm me procesin zgjedhor, por me një përpjekje më të gjerë për atë që e quajti “desorosifikimin e Shqipërisë”.

Ai e përshëndeti gjithashtu një vendim të Presidentit amerikan Donald Trump, duke e cilësuar si mbështetje për këtë betejë:

“Për herë të parë në histori, presidenti Donald Trump i shpall këta persona dhe rrjetin e tij organizatë kriminale. Dhe ka përcaktuar edhe aktin ligjor mbi të cilin ata do të hetohen.”

Deklaratat e Berishës vijnë në një klimë politike të tensionuar, ku akuzat për manipulim zgjedhor dhe ndikim të faktorëve të jashtëm në jetën politike të vendit janë rikthyer në qendër të debatit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026