“Berisha premton 30 mijë euro grant për programin “Çdo çift, një çati”

23 Prill 2025 | 13:37

Kreu i PD, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me gra dhe vajza në kryeqytet këtë të mërkurë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka folur për programin elektoral të partisë dhe ka premtuar alokimin e një granti prej 30 mijë eurosh për të mbuluar interesat e kredisë, si pjesë e projektit “Çdo çift, një çati”, që synon lehtësimin e mundësive të strehimit për çiftet e reja.

“Programi ynë është ‘çdo çift, një çati’, dhe u siguroj se këtë program do ta bëjmë realitet. Çmimet e sipërfaqeve të ndërtimit këtu janë stratosferike. Në rast se çifti dëshiron të ketë fëmijën e tretë, kredia do t’i paguhet tërësisht nga shteti”, tha Berisha.

Ai shtoi se, krahas këtij programi, PD ka dy projekte të tjera për strehimin e shqiptarëve.

“Së pari, do të ulim me të paktën 10 herë taksat që merren sot mbi sipërfaqen e ndërtimit. Taksat llogariten aktualisht me vlerën e shitjes, por do të llogariten me vlerën e projektit. Pra, nëse sot ndërtuesi paguan taksë 100 deri në 300 euro për metër katror, do të paguajë vetëm 2 deri në 8 euro për metër katror. Ky është zotimi ynë, dhe ky ndryshim do të reflektohet drejtpërdrejt në taksat”, theksoi ai.

“Së treti, ne do të ndërtojmë ndërtesa sociale me qëllimin e vetëm dhe kryesor që t’u japim mundësi shqiptarëve të strehohen me çmime të arsyeshme”, përfundoi Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026

Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e...
13:34 | 13/07/2026

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026