‘Berisha prodhoi një pakicë të dhunshme’, debat mes Gabës dhe Lazajt për zhvillimet në PD

12 Janar 2022 | 08:10

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Gentian Gaba debatoi në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania me Minushe Lazajn, anëtare e Këshillit Kombëtar në PD, për zhvillimet e fundit politike në këtë parti.

Z. Gaba tha se Sali Berisha ka prodhuar një pakicë të dhunshme dhe zhurmshme që dhunoi edhe selinë blu.

“Janë një pakicë që nuk përfaqësojnë PD-në. Nëse dikush është shumicë, nuk ka nevojë për dhunë. Ata që bënë dhunën ishin persona të paguar, nuk ishin demokratë”, tha z. Gaba teksa komentoi protestën e 8 janarit.

Sa i përket vendimit për përjashtimin nga partia të Sali Berishës, ai tha se me njerëz që janë shpallur ‘non grata” nga SHBA-ja nuk është mirë që të bashkohesh.

“Ndoshta me disa njerëz nuk është mirë të bashkohesh më. Berisha duhet të ikte si hero kur kishte kohën e vetë. Nuk mund të përdorë hallin e tij personal për të shkatërruar PD.  Nëse vjen në krye të partisë nuk do ketë marrëdhënie me SHBA-në”, tha ai.

Por, këto deklarata hasën kundërshtinë e znj. Lazaj e cila tha se në protestën e 8 janarit nuk ka pasur dhunë, por madje janë dhunuar protestuesit, pasi u hodh gaz lotsjellës.

Teksa nënvizoi rëndësinë e ringritjes së PD-së ajo tha se të gjithë janë të lirë të kandidojnë për kryetar partie.

“Dilni në bazë, dilni nga bunkeri dhe shikoni sa persona ju votojnë”, iu drejtua ajo z. Gabës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022