Berisha: Qeveria llogarit mallrat për Kosovën si eksporte shqiptare
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e përditshme me gazetarët këtë të martë ka denoncuar atë që e cilëson si një “mashtrim të qëllimshëm dhe kriminal” nga qeveria Rama dhe INSTAT për një falsifikim sipas tij, të të dhënave të eksporteve.
Në konferencën e përditshme me gazetarët, Berisha deklaroi se qeveria po paraqet një realitet të rremë mbi ekonominë, duke përfshirë në të dhënat e eksporteve mallrat që kalojnë tranzit nga porti i Durrësit për në Kosovë, të cilat sipas tij janë importe të Kosovës.
“Askush nuk mund ta besojë këtë mashtrim të paskrupullt. Ata quajnë eksporte mallrat transit që nga Durrësi kalojnë në Kosovë, që janë importe të mirëfillta të Kosovës.”-u shpreh Berisha.
Ai tha se ky veprim ka për qëllim të maskojë krizën e thellë të sektorit të eksporteve në Shqipëri, të goditur rëndë nga ajo që Berisha e cilësoi si “fluksi i narkoeuros”, sipas ish-Kryeministrit.
“Në këtë garë të turpshme, mashtrimi publik përbën krim në ligjet e vendit dhe në ligjet e çdo shteti. INSTAT dhe jo vetëm ai, i kanë lejuar vetes të mashtrojnë, të gënjejnë, t’u paraqesin shqiptarëve një realitet të kundërt nga ai që është.”-deklaroi ai.
Sipas tij, përfshirja e mallrave të Kosovës si eksporte shqiptare është një “akt monstruoz”, i cili ka si qëllim fshehjen e të vërtetës për rënien e thellë të eksporteve vendase.
“Eksportet kanë rënë me 32% nga viti në vit. Vetëm këtë vit, ka një rënie prej 7%. Për ta fshehur këtë dramë, Edi Rama dhe INSTAT po shpallin si eksporte atë që janë në fakt importet e Kosovës.”- theksoi Berisha.
Berisha theksoi se në të kaluarën, sipas tij vetëm industria e këpucëve kishte deri në 100 mijë të punësuar, por sot sipas tij, kjo industri dhe të tjera janë rrënuar si pasojë e politikave të qeverisë.
“Ky fluks ka zhvlerësuar euron me 35% që nga 2014-a. Ndërmarrjet eksportuese janë goditur në mënyrë fatale. Shumë prej tyre nuk mund të operojnë më me një fitim 30 apo 35 përqind.”-tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona