Berisha: Qytetarët të vazhdojnë protestat për vdekjen e Lear Kurtit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar qytetarët që të vazhdojnë protestat për vdekjen e 32-vjeçarit, Lear Kurti.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe kreu i AMP-së Ardi Veliu e vranë Learin për së dyti, pasi tentuan të manipulojnë ngjarjen.
“Vrasësi i vërtetë për së dyti i Lear Kurtit, është Edi Rama dhe Bledi Çuçi, me kriminelin e tyre me uniformë, Ardi Veliu. Ndaj, unë ftoj qytetarët të vazhdojnë protestën me të gjithë forcën dhe format e saj, në mënyrë që këto krime të mos përsëriten. Të mos vritet, të mos mbytet 32-vjeçari në makinat apo stacionet e policisë, sikur të mos ishte njeri”, theksoi ai.
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti, duke regjistruar procedim penal për veprën penale “kryerje e veprimive arbitare” dhe “mosdhënie ndihme”.
LEXONI GJITHASHTU
Sot seancë plenare në Kuvend, rendi i ditës. Do të mbahet edhe një protestë para Parlamentit
Dita e 50-të e protestës, qytetarët para Kryeministrisë: Të enjten protestë kombëtare te Parlamenti
Seanca e fundit parlamentare, PS dhe PD me dy raporte për reformën territoriale, çfarë ndodh me hartën e re?
- 11:01 Armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe transportim të emigrantëve të paligjshëm, arrestohen në Vlorë 3 persona
- 10:52 Gjyqi “Partizani”, ish-presidenti Topi paraqitet në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar (VIDEO)
- 10:37 Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, Gjykata cakton masën ‘arrest në shtëpi’ për 3 personat e përfshirë në konflikt
- 10:36 Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
- 10:32 930 viktima nga shpërthimi i Ebolës në Kongo
- 10:20 Dosja “Partizani”, Berisha në SPAK për masën detyrim paraqitje