Berisha: Rama bëri skandal në Këshillin e Europës, çfarë i tha eurodeputeti

12 Tetor 2022 | 18:12

Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi nga Vau i Dejës kryeministrin Rama duke e quajtur anti-shqiptar.

Berisha tha se Rama në Këshillin e Europës bëri skandal ndërsa shtoi se përfaqësuesi i Rumanisë i tha kreut të qeverisë ‘pse ke frikë nga hetimi’.

“Ishte sot në Këshillin e Europën dhe mbajti fjalimin. Iu ngrit përfaqësuesi i Rumanisë dhe i tha; ne jemi asamble parlamentare, nuk jemi prokurori këtu, prandaj tha se pse ke frikë ti nga hetimi. Në fakt ai e kishte për udhëheqjen politike të Kosovës. Ju them një gjë, nëse Hashim Thaçi u zbrit nga avioni, shkaku kryesor janë qëndrimet e Edi Ramës dhe enturazhit të tij të cilët vraponin për të bllokuar gjykatën. Dhe tani sot, përsëri bëri skandalin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, dhe u ngrit tjetri e tha ke gabuar adresën, nuk jemi ne prokurori, por deputet. Ai i tha se ky ‘Ballkani i Hapur’ që ti e promovon këtu është kundër Kosovës, nuk e pranon Kosova. Pra, kudo që udhëton, udhëton si një anti shqiptar i mirëfilltë.”- tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konferenca e Kryetarëve vendos të enjten për datën e seancës për reformën territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte planifikuar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite votimin e raporteve të Partisë...
17:41 | 21/07/2026

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë,...
16:35 | 21/07/2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbardhet agjenda e takimit

Është zbardhur agjenda e mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, e cila do të zhvillohet të premten në Pallatin...
15:23 | 21/07/2026