Berisha: Rama korruptoi McGonigal-in, donte të qeveriste pa opozitë

3 Shkurt 2023 | 19:37

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama korruptoi ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, pasi donte që të qeveriste vendin pa opozitës.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se Ramës nuk i mjaftoi humbja e opozitës në zgjedhjet e vitit 2017, por donte që ta asgjesonte atë.

“Ai që në vitin 2017, Edi Rama pasi futi në xhep mandatin e dytë, u tha shqiptarëve se tani do u tregoj unë se si do të qeveris, do të qeveris pa opozitë. Një opozitë e cila kishte humbur zgjedhjet, nuk mjaftonte kjo. Ajo nuk mund të tolerohej, ajo duhej të zhdukej dhe për këtë qëllim duhet të angazhonte organizatën më të fuqishme të planetit FBI-në.

Duhet të korruptonte një nga 2-3 njerëzit më të rëndësishëm të kësaj organizate për të manipuluar, hetuar, apo tjetër, këto do ti thotë drejtësia, por qëllimi i vetëm për të marrë peng kryetarin e opozitës. Për të shndërruar opozitën në një kallp opozitë.  Këtë akt e kryejnë vetëm armiq të betuar të demokracisë, idealeve demokratike, parimeve demokratike. Një akt të tillë nuk e kryen kurrë një njeri që beson në vlerat e demokracisë dhe sistemin demokratik”, theksoi kryedemokrati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026