“Para ruse”, Demaliaj: Ku i mori Agon Neza 225 mijë dollarët që i dha McGonigal-it?
Analisti Ilir Demaliaj thotë se Agron Neza ka marrë shumën prej 225 mijë dollarësh nga një bankë ruse në Qipro.
Në një intervistë për Euronews Albania, Demaliaj u shpreh se këtë shumë, Neza ia dha më pas ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal në New York.
Sipas tij, tanimë në SHBA nuk janë të shqetësuar në lidhje me këtë transaksion, por sesa thellë është përfshirë McGonigal dhe Neza në këtë çështje.
“Duhet të përmendni që këto para kanë ardhur nga një kompani, nga një bankë ruse në Qipro dhe ia kanë kaluar biznesit të Agron Nezës. Agron Neza i ka marrë dhe ia ka dhënë McGonigal-it. Këtu është problemi, që nuk është një gjë e pastër, kjo nuk diskutohet.
Amerika nuk është e shqetësuar për këtë transaksion parash, por janë të shqetësuar sesa thellë ka shkuar kjo punë. Problemi është çfarë shërbimesh i ka dhënë dhe sa thellë ka shkuar ky, pra ka hyrë ky në spiunazh?”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania