PD mbledh firmat: Mocion me debat pa limit për çështjen Rama-McGonigal

3 Shkurt 2023 | 14:52

Deputetët e opozitës kanë depozituar për herë të dytë në Kuvend kërkesën për mocion me debat për çështjen Rama-McGonigal.

Dokumenti i firmosur nga 19 deputetë kërkon të mos ketë limit kohor për deputetët.

“Duke pasur parasysh përmasën e jashtëzakonshme të këtij skandali të paprecedentë, ku Kryeministri shqiptar Edi Rama përfshihet si subjekt hetimi dhe akuzash për përfshirje në korrupsion ndërkombëtar, minimin e besimit të publikut ndaj institucioneve të shtetit shqiptar dhe cenimin e marrëdhënieve politike dhe diplomatike ndërshtetërore ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës; si dhe, bazuar në Nenin 98 të Rregullores së Kuvendit, një grup deputetësh kërkon:

  1. Zhvillimin e një Mocioni me Debat për çështjen “Rama – McGoginal”.
  2. Kërkojmë që mocioni të mos ketë limit kohor, duke i dhënë mundësinë çdo deputeti të shprehet”, thuhet në njoftimin e PD.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”

Megaproduksioni i Hollivudit “Odiseja” e Kristofer Nolan ka përdor muzikë shqiptare. Lajmit i ka bërë jehonë dhe kryeministri Rama në fb. Më poshtë postimi i...
21:32 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026

“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, gjatë fjalës së tij këtë të enjte në Kuvend, foli për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Bankën...
14:04 | 16/07/2026