Berisha: Yuri Kim ka qenë promotore e tenderave korruptivë pa garë
Kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj ambasadores së SHBA, Yuri Kim duke thënë se ajo ka bërë përpjekje anti-diplomatike për të shkatërruar opozitën.
Në një deklaratë për mediat ai tha ndër të tjera se Kim ka qenë promotore e tenderave korruptivë pa garë.
Ai përmendi disa tendera, ku mes tyre tha se Kim ka mbrojtur koncesionin për shndërrimin e TEC-it të Vlorës në gaz, që kushton 120 milionë euro, kur ndërtimi kushtoi 110 milionë.
“Në mbështetjen e verbër të këtij regjimi, Yuri Kim ka qenë një lloj McGonigal i hapur.
Në dy aspekte, e them dhe do ta them. Në përpjekjen e saj antikushtetuese dhe antidiplomatike për të shkatërruar opozitën. Dhe kjo është në një zinxhir deklaratash. Por ajo mendoi se unë mund të shantazhohesha. Ndër të tjera, i thotë një deputeti të PD-së, si mesazher: shko dhe thuaji, nëse deri nesër Sali Berisha nuk pranon këtë ose atë, ndaj fëmijëve të tij dhe atij, do merren këto masa.
I përgjigjemi, mos pritni nesër, merrini sot. Nëse u kujtohet, Lul Brava u thoshte bashkëpunëtorëve të tij se do e pësojnë keq fëmijët e tij apo ai. Ajo ka tejkaluar çdo limit në këtë aspekt. Por ajo ka qenë promotore e bizneseve të padrejta, promotore e bizneseve pa tender të hapur dhe ato jana baraz me korrupsion. Ajo ka mbrojtur koncesionin e Skavicës pa tender. Ajo ka mbrojtur koncesionin e Butrintit pa tender. Ajo ka mbrojtur koncesionin për shndërrimin e TEC-it të Vlorës në gaz, që kushton 120 milionë euro, kur ndërtimi kushtoi 110 milionë. Unë kam punuar shumë që kompanitë të vijnë në Shqipëri, por nuk kam pranuar kurrë të vijnë pa tender të hapur.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ukraina refuzon lojërat olimpike, kërkon përjashtimin e Rusisë dhe Bjellorusisë
- Berisha: Yuri Kim ka qenë promotore e tenderave korruptivë pa garë
Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë