Komision hetimor për McGonigal, gazetari: Alibeaj, Basha e Berisha nuk hodhën firmën
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha deklaroi se Enkelejd Alibeaj, Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk hodhën firmën e tyre në kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.
Hoxha u shpreh se edhe pse në një farë mënyre tre personalitetet e PD-së u “bënë bashkë” në këtë rast, sërish ka ndasi në grupimet e tyre.
“Është një detaj. Enkelejd Alibeaj, Lulzim Basha dhe Sali Berisha, tre personalitetet e Partisë Demokratike që mungojnë me firmat e tyre në këtë listë të gjatë me 44 firma. Kjo është një nga elementët e parë që unë kam arritur të shquaj në këtë kërkesë.
Krahas protestës, këto nisma parlamentare, komisioni hetimor, por edhe të gjithë betejën që ka nisur prej javës së kaluar Partia Demokratike, duket se do të ecin të dyja paralelisht”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- PD mbledh firmat: Mocion me debat pa limit për çështjen Rama-McGonigal
- Caktohet gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e vulës së PD
- Berisha: Yuri Kim ka qenë promotore e tenderave korruptivë pa garë
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë