Pse Yuri Kim nuk reagoi për “McGonigal-in”? Pedagogu: Ka mbaruar ndikimi i saj
Pedagogu i shkencave politike në SHBA, Medlir Mema deklaroi se ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim nuk ka reaguar për çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, pasi sipas tij, ndikimi i saj në vend ka mbaruar, pasi do zëvendësohet nga një tjetër ambasador.
Në një intervistë për Euronews Albania, Mema u shpreh se edhe për Kim, kjo është një situatë e sikletshme, pasi ajo ka investuar shumë në figurën e kryeministrit Edi Rama.
“Duhet të jemi të kujdesshëm edhe për reagimet tona ndaj ambasadës amerikane. Unë e kam kritikuar zonjën Kim për mos reagimin në këtë drejtim. Mendoj që ndryshe nga ambasadori që do të vijë, zonja Kim ka investuar te zoti Rama.
Në njëfarë mënyre, figura e saj është e lidhur me atë të zotit Rama. Pra, për këtë, kjo është një situatë e sikletshme. Jam i sigurt që ka marrë mandate të qarta nga qeveria e saj, por një dalje e saj publike ndoshta krijon probleme për të sesa për zotin Rama. Për mua, në aspektin e ndikimit politik në Shqipëri ka mbaruar ndikimi i saj”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura