Berisha: Rama po bën një betejë e paimagjinueshme për t’ia marrë mandatin Belerit
Sali Berisha në mvledhjen me asamblenë e të Zgjedhurve Vendor Demokratë është shprehur se kreu i qeverisë Edi Rama po bën të pamundurën për të marrë mandatin e Fredi Belerit në Himarë.
Ai theksoi se nëse Beleri ka blerë vota atëherë të shkojë të të betohet dhe të dënohet pastaj.
“Shikoni se çfarë ndodh në rastin Beleri. Një betejë e paimagjinueshme për t’ia marrë mandatin.
E burgos në mesnatë tek po darkonte, mashtron e thotë se e kapën në flagrantë duke shpërndarë para, në një kohë kur ai nuk kishte as 50 lekë në xhep.
Nuk e lejon të bëjë betimin, në një kohë kur ligjet e vendit nuk e pengojnë, sepse në një vend që pretendon të respektojë normat më elementare ligjore, ai që nuk është i dënuar, është i pafajshëm.
Ky precedent ka funksionuar në raste të tjera, por nuk funksionon për mandatin e Himarës, sepse ai aty ka parashikuar parajsën e tij.
Pra, një sherr i madh në të katër anët për një mandat.
E solla këtu si shembull se çfarë është në gjendje të bëjë Edi Rama për mandatin që fikson tamam.
Nëse Beleri paska blerë vota, atëherë çoje të betohet siç është betuar herët e tjera dhe të dënohet mbrapa.
Por duhet ta humbasë mandatin për afatin e betimit”-tha Berisha.
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë