Berisha: Rama vërsulet si bandit kundër Shehajt, i mbyll biznesin pa asnjë provë

20 Tetor 2022 | 19:53

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama sulmon kundërshtarët e tij politikë, duke iu referuar denoncimit të deputetit demokrat, Agron Shehaj, i cili tha se policia i mbylli biznesin dhe terrorizoi punonjësit.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, Berisha u shpreh se e ka kthyer Strukturën e Posaçme (SPAK), kundër opozitës.

“Sulmon si i tërbuar kundërshtarët politikë. Bën gjyqin e opozitarëve njëri pas tjetrit. E ka shndërruar skapin në repart kundër opozitës. Vërsulet kundër Agron Shehaj dhe i vë shiritin si bandit, pa asnjë dokument, pas asnjë provë, fakt. I mbyll ndërmarrjen paçka se aty janë 200 familje që mbahen me rroga. Po, po. Pse çuditeni ju. Ky është trashëgimtari i së keqes. Ky ka vetëm keqësi shpirtërore, pa norma e moral. Nuk ka ligj”, theksoi kryedemokrati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot dita e 51-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë shënoi këtë të hënë ditën e 51-të të saj. Ashtu si çdo mbrëmje, protestuesit u mblodhën fillimisht në...
20:45 | 20/07/2026

Opozita bllokoi foltoren, Kuvendi miraton kërkesën e Ballës për shtyrjen e raportimeve të institucioneve kushtetuese

Seanca plenare e kësaj të hëne është mbyllur pas miratimit të propozimit të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, për shtyrjen e...
16:59 | 20/07/2026

Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, nuk lejon raportimin e Avokatit të Popullit

Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, duke mos lejuar raportimin e Avokatit të Popullit, Endri Shabani. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike...
15:34 | 20/07/2026