Berisha: Raporti i PE sanksionon denoncimet tona, është dokument i gjithë spektrit politik në BE
Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se raporti i Parlamentit Europian për Shqipërinë përbën një konfirmim të denoncimeve të bëra nga opozita ndër vite dhe një dokument që pasqyron qëndrimet e të gjithë spektrit politik në Bashkimin Europian.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha tha se Edi Rama se ka tentuar të fajësojë opozitën për pengim të procesit të integrimit.
“Edi Rama prej 3 muajsh u deklaronte shqiptarëve se janë këta që shkojnë dhe na padisin në Bruksel. Përpiqej, me mercenarë, të akuzonte opozitën se gjoja pengon integrimin.
Opozita në Tiranë, në Bruksel, në Berlin, në Uashington, në Romë dhe kudo do të thotë të vërtetat dhe vetëm të vërtetat.
Është e detyruar të ruajë raportin e saj me të vërtetën dhe nuk do aplikojë atë formë nacionalizmi që është strofull horrash.
Nacionalizmi i vërtetë është patriotizëm dhe patriotizmi të detyron të mbrosh interesat e qytetarëve të tu kudo dhe jo të mbrosh interesat e horrave të kombit.
Nuk janë shqiptarët që vjedhin, janë qeveritarët shqiptarë që vjedhin qytetarët shqiptarë.
Nuk janë shqiptarët trafikantë, janë klanet e drogës të lidhur me qeverinë që bëjnë trafiqet.
Nuk janë shqiptarët që kontrollojnë drejtësinë, është Edi Rama dhe klanet e drogës që kontrollojnë drejtësinë dhe ushtrojnë kontroll mbi të.
Nuk janë shqiptarët që duan që vota e tyre të plaçkitet, të grabitet, të manipulohet, është Edi Rama dhe qeveritarët shqiptarë ata të cilët shndërrojnë zgjedhjet në farsë elektorale.
Në këtë kuadër, opozita dhe do bëjë e palëkundur detyrën e vet.
Ndjehemi shumë të lehtësuar nga ky raport.
Janë tetë rezoluta nga vjeshta e vitit 2024 gjer sot që denoncojnë gjendjen dramatike në Shqipëri.
Por tani, shumë shumë i ngjashëm me këto rezoluta është një rezolutë e një komisioni parlamentar të përbërë nga të gjitha grupet parlamentare të Parlamentit Europian.
Pra, nuk është një dokument i një organizatë të qendrës së djathtë apo të djathtë, jo, është një dokument i të gjithë spektrit politik, i cili sanksionon një për një ato që ne kemi denoncuar”, tha Berisha mes të tjerash.
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng