Berisha: Regjimi i Ramës më i dekompozuari në Europë

12 Janar 2026 | 19:09

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit të mbajtur në foltoren para Kryeministrisë, ka akuzuar qeverinë për atë që e cilësoi si “regjimi më karikaturial, më i turpshëm dhe më i dekompozuar në Europë dhe në botë”.

Berisha u shpreh se, sipas tij, regjimi i drejtuar nga kryeministri Edi Rama është i mbështetur mbi mashtrime, propagandë dhe trillime, ndërsa shtoi se “kudo që ta prekësh, rrjedh vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje të shqiptarëve”.

Në fjalën e tij para mbështetësve, kreu i opozitës deklaroi se qytetarët janë të vendosur t’i japin ndëshkimin që meriton qeveria aktuale, ndërsa akuzoi Ramën se po ecën drejt një grushti shteti dhe bllokimit të sistemit të drejtësisë.

“Regjimi pret nga ne qytetarët t’i japim ndëshkimin që meriton”, tha Berisha, duke shtuar se kryeministri, sipas tij, po sfidon dhe po poshtëron çdo ditë shqiptarët.

Ai e mbylli fjalimin me thirrje për rezistencë dhe ndryshim, duke e cilësuar vitin 2026 si “vitin e anti-diktaturave” dhe vitin e fitores së qytetarëve kundër autokracisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

E ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, deputetja Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si Neomalësorja, foli në lidhje me mesazhin e saj në rrjetet sociale...
21:28 | 09/07/2026

Rama për mediat turke: Shqipëria do presë Samitin e ardhshëm të NATO-s, Turqia partner strategjik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për mediat turke, foli për rezultatet e Samitit të NATO-s, marrëdhëniet Shqipëri–Turqi, zhvillimet në Ballkan, bashkëpunimin në...
17:50 | 09/07/2026