Berisha rikthehet në krye të PD-së: U krye, do çlirojmë Shqipërinë

22 Maj 2022 | 23:14

Sali Berisha është rizgjedhur në krye të Partisë Demokratike.

Pas deklarimit të rezultatit, Berisha shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që votuan në një proces që do të futet në histori si “mrekullia e shekullit të 21-të”.

Mes ovacioneve të qindra mbështetësve “u krye” ishte fraza e parë që tha kreu i PD-së.

“31 vite më parë një mik i madh i kombit tonë në vizitën e tij historike James Baker do u thoshte shqiptarëve se ‘ju do jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj’,” – u shpreh Berisha, ndërsa falënderoi anëtarët e PD-së dhe veçanërisht rininë në këtë ditë kaq të veçantë.

Berisha e cilësoi si detyrim shumë të madh besimin e tyre, ndërsa theksoi se kishte bindjen se do ja dilnin në misionin e tyre për lirinë dhe çlirimin e vendit nga pushteti aktual.

“Do bëj gjithçka që ëndrrat e të rinjve të bëhen realitet në këtë vend,” – tha Berisha.

43 680 demokratë votuan në total nga ku 40 820 votuan për Sali Berishën, ndërsa 2 532 për Ibsen Elezin, përkthyer kjo shifër kreu i PD-së fitoi me 93.45 për qind të votave. 5.8 për qind e demokratëve mbështetën Elezin në këtë garë, të vetmin që kandidoi përballë liderit historik të PD-së.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026