Berisha takon Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

2 Tetor 2025 | 15:51

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Theodoros Roussopoulos. Takimi u përqendrua në disa tematika që për kreun e PD-së, mbeten shqetësuese, kryesisht situata politike dhe institucionale në Shqipëri.

Berisha vuri në dukje rolin thelbësor që luan Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, si brenda vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Ai ngriti disa çështje që i konsideron urgjente dhe kërkoi vëmendje të shtuar nga PACE dhe institucionet e tjera demokratike ndërkombëtare, si dhe mbështetje për rikthimin e rendit demokratik në Shqipëri.

Presidenti Roussopoulos rikonfirmoi përkushtimin e PACE ndaj vlerave demokratike dhe shprehu gatishmërinë për të ndjekur me kujdes çështjet e ngritura gjatë këtij takimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori pas një kontrolli të zhvilluar në...
13:46 | 14/07/2026

Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës

Ka nisur edhe në Lezhë zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e këtij qyteti ka...
12:48 | 14/07/2026

Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e masave të ndërmarra në kuadër të situatës së zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë muajit qershor dhe...
12:37 | 14/07/2026