“Berisha të do vetëm si ushtar”, Kapllanaj: Pse nuk iu binda

6 Qershor 2023 | 12:34

Kreu i PD-së në Mallakastër Agron Kapllanaj, a fajësuar Sali Berishën për humbjen e thellë të partisë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se personalisht nuk ka asgjë personale, ndërsa shtoi se ‘konflikti’ mes tyre ka ardhur për shkak se ky i fundit nuk i është bindur liderit historik të tij.

Më tej ai theksoi se Berisha të do vetëm si ushtarin e tij, ose ndryshe do të jesh armik me të.

“Kalbësira që kemi ne brenda është Sali Berisha. Ai bashkëpunoi me kandidatët dhe strukturat e PS për të humbur Agron Kapllanaj, pro harron se pas Agron Kapllanajt janë qindra demokratë. Berisha zgjodhi të qëndronte te inati vetë dhe realizoi të inatin e vet. Përdorën Sali Berishën për të arritur qëllimin e vet. Nëse ne do të ishim bashkuar dhe do të nxirrnim kandidatë të përbashkët, por me frymë nga qendra, një vendim nga të dy grupimet e PD, do të kishte tjetër frymë në bastionet e PD-së. Në marrëdhenien time persona me Berishën nuk ka ndodhur asgjë dhe me njerëzit që e rrethojnë atë. Berisha ka  vetëm një rrugë, , të pajtohesh me të, të jesh ushtari i tij, dhe mos të dalësh kurrë kundër mendimit të tij, dhe nëse mendon ndryshe je armiku i tij. Unë kam vendosur që të jem vetvetja dhe sigurisht që të japë meritat ashtu siç i meritojnë”- tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026