Berisha: Të subvencionohen biletat e transportit urban e interurban
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se turizmi është sektori kryesor në ekonominë e vendit që po vuan krizën, sipas tij të shkaktuar nga qeverisja korruptive e kryeministrit Edi Rama.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha kërkoi që qeveria të subenvionojë biletat e transportit urban dhe interurban.
“Ajo që po e ndjen në mënyrën më të fuqishme krizën, është sektori më kryesor i ekonomisë së vendit, turizmi. Në këto rrethana emergjente, PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të të gjitha biletave të transportit urban dhe interurban në territorin e Shqipërisë. Ky propozim i PD nuk është i pabazuar, por i bazuar te një seri vendesh evropiane”, theksoi kryedemokrati.
Ndër të tjera, ai ka kërkuar që qeveria të përgjysmojë menjëherë taksën mbi naftën, për t’i dhënë frymëmarrje ekonomisë.
LEXONI GJITHASHTU
- Qeveria të përgjysmojë menjëherë taksën mbi naftën, thotë Berisha
- Rënie rekord e çmimit të naftës në bursa, nuk ndryshon në Shqipëri
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 14:45 Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)
- 14:24 Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit