“Berisha thotë që Dumani është kriminel”- Dervishi: Rama dhe Meta e shantazhojnë
Gazetari Ferdinand Dervishi është shprehur se është diçka pozitive mbështetja që qytetarët dhe mediat i japin SPAK, pasi sipas tij, në këtë mënyrë ky institucion kthehet edhe në një faktor të rëndësishëm.
Komentet Dervishi i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku tha se krerët e partive politike duke shantazhuar dhe denigruar publikisht anëtarët e këtij institucioni, ndikojnë edhe mbi mbështetësit e tyre.
Ai tha se kur Berisha e quan Dumanin Kriminel, edhe mbështetësit e tij ndikohen nga kjo. Po ashtu sipas tij edhe për Metën e Ramën që e shantazhojnë.
“Sigurisht që ne bëjmë shumë mirë që flasim pozitivisht për SPAK. Sigurisht që i bën shumë mirë. Sepse e bën faktor. Ne jemi një shoqëri e dominuar edhe nga mendimi që përcjell politika. Kur Berisha thotë se Dumani është kriminel, ai i thotë gjithë mbështetësve të vetë.
Po ashtu edhe Meta. Por edhe Rama që thotë se është investim i PS, por mundohet ta shantazhojë përmes ngritjes së një komisioni Ad-Hok, edhe ai i mëshon mbështetësve të vetë, që janë edhe më shumë. Kur shohim këto shifra, duhet të kemi parasysh edhe këto që themi tani”, tha Dervishi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 19:32 15 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudanin Jugor
- 19:29 Portieri legjendar i Meksikës i jep fund karrierës me lot në sy
- 19:17 Reagime të ashpra ndaj FIFA-s, pse vendimi për Balogun cilësohet i paprecedentë
- 19:16 Fermerët protestë me traktorë dhe qumësht të derdhur para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë: Mos na lini pa bukë
- 19:15 Rritet në 22 numri i viktimave nga sulmi rus ndaj Kievit
- 19:04 Samiti i NATO-s në Ankara, masa të shtuara sigurie në hotele