Ylli Manjani: Pse Berisha dhe Meta gabojnë rëndë që sulmojnë Dumanin
Juristi dhe ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ishte këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin ku tha se Sali Berisha dhe Ilir Meta gabojnë kur sulmojnë kreun e SPAK, Altin Dumani.
Manjani tha se si Sali Berisha edhe Ilir Meta janë persona politik të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi për sistemin e drejtësisë që kemi sot, pasi sipas tij ata kanë lënë në sistem gropa të mëdha pasi ligjin e kanë miratuar shpejt dhe pa konsultat e nevojshme.
“As Sali Berisha as Ilir Meta nuk fitojnë asnjë pikë, përkundrazi gabojnë rëndë që personalizojnë gjënë. Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama janë persona politike dhe duhet të mbajnë përgjegjësi politike për sistemin e drejtësisë që kemi sot, për gropat e jashtëzakonshme që kanë krijuar në legjislacionin e miratuar shpejt dhe pa konsultat e duhura.
Gjithashtu ata janë përgjegjës për ndalimin e përmirësimit të sistemit. Sistemi i drejtësisë nuk është përmirësuar. Ka ende nevojë për t’u përmirësuar. Nëse deri më sot kemi arritur diçka në sistemin e prokurorisë, që është vetëm një anë e gjyqit, ne kemi ceduar te gjykimi. Gjykata është drejtësia, jo prokuroria. SPAK është vetëm një anë, thelbi është Gjykata ajo e vendos drejtësinë”,-tha Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Sot dita e 37-të e protestës, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
Reagime të ashpra ndaj FIFA-s, pse vendimi për Balogun cilësohet i paprecedentë
Netanyahu sulmon Erdoganin dhe i kërkon SHBA-së të mos i shesë Turqisë avionët F-35
- 20:42 Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
- 20:33 Kupa e Botës 2026, ankesa e Belgjikës për Balogun refuzohet si “e papranueshme”
- 20:28 Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë
- 20:06 Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje
- 19:51 Sot dita e 37-të e protestës, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
- 19:43 Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik