Arian Çani: Shqipëria është koloni e SHBA, Berisha dhuratë për Ramën
Gazetari Arian Çani tha se prej kohësh Shqipëria është një koloni e SHBA-ve.
Komentet Çani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se izolimi në shtëpi i ish-kryeministrit Sali Berisha është një dhuratë që SHBA-të i kanë bërë kryeministrit Edi Rama.
Sipas Çanit, Rama dhe eksponentë të tjerë të Partisë Socialiste kanë lobuar fuqishëm që të nxjerrin nga skena politike Berishën dhe aktorë të tjerë politikë.
“Duhet ta shohim politikisht edhe drejtësinë. Shqipëria prej vitesh është një koloni e SHBA. Jo koloni siç ishin dikur, që vinin me ushtri e pushtonin. SHBA-të janë këtu dhe personat që ata nuk i duan… Berisha është dhuratë e amerikanëve për Edi Ramën. Dhe jo vetëm Berisha, por janë disa personazhe për të cilët është lobuar fortë që të mos jenë në skenën politike.
Një nga dhuratat që i është bërë kryeministrit të Shqipërisë nga Sulltani i madh (SHBA) është Sali Berisha. Që Berisha është futur në analet e zeza të amerikanëve, kjo nuk diskutohet. Berisha është delja e zezë për disa njerëz në Shqipëri.
Këta njerëz me liderët e tyre në krye kanë lobuar kundër Berishës. Kanë fol me Gringot e i kanë thënë çfarë do bëjmë me këtë njeri, se është vrasës… Kur vjen puna që Rama ulet me Amerikanët dhe diskuton për gjërat që ka bërë e do bëjë, në fund ata i thotë, o zotëri çfarë do nga ne dhe ai… Prandaj unë them që Berisha është një dhuratë, dhoro”, tha Çani.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 20:42 Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
- 20:33 Kupa e Botës 2026, ankesa e Belgjikës për Balogun refuzohet si “e papranueshme”
- 20:28 Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë
- 20:06 Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje
- 19:51 Sot dita e 37-të e protestës, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
- 19:43 Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik