Berisha: Video intime e McGonigal me ministrat, do hetoj 10 herë më shumë për këtë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e konsideroi një turp reagimin e ministreve të qeverisë Rama, në lidhje me një video intime kanë ato bërë orgji në klubet e natës së Tiranës.
Në fjalën e tij para gazetarëve pas përfundimit të seancës plenare, Berisha u shpreh do të hetojë 10 herë më shumë në lidhje me këtë çështje.
“Edi Rama i damkosur me skandalin McGonigal kishte bindur zonjat e PS-së në parlament se akuzat e mia dhe se skandali McGionigal nuk kishte në epiqendër Edi Ramën, por disa afera, aksesore në pabet dhe klubet e Tiranës. Po kishte turp më të madh se sa të protestonin për deklarata unë i kam bërë në konferencë shtypi, takim me gazetarë dhe të shpreheshin sikur ishte secila prej tyre e akuzuar. Unë ua thashë në parlament. Çdo të dhënë unë do të ua dorëzoj komisioneve hetimore parlamentar këtu e në SHBA.
Në natyrën time nuk keni parë kurrë të publikuar ndonjëherë në FB, asnjë video apo foto të karakterit erotik sepse unë nuk merrem me to. Në këtë rast, fakti që reaguan kaq fuqishëm këto zonja, më bën mua të hetoj edhe tre herë më shumë në çdo drejtim. Tani ky reagim kolektiv i zonjave socialiste ishte miza pas veshit. Atëherë unë do të hetoj edhe dhjetë herë më shumë për t’i shkuar deri në fund edhe kësaj piste, krejtësisht tretësore. Problemi kryesor, ‘Rama-McGonigal gate’ është Edi Rama, nuk janë aksesorët, ngjarjet terciare në pabet e Tiranës. Populli do të flasë”, theksoi kryedemokrati.
LEXONI GJITHASHTU
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve