Berisha: Vota e diasporës është manipuluar, zarfat u përdorën në mënyrë kriminale

11 Korrik 2025 | 13:21

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë për mënyrën se si është trajtuar procesi i votimit nga diaspora. Në një deklaratë për shtyp, Berisha e cilësoi kryeministrin Edi Rama si “armik të egër të shqiptarëve jashtë vendit”, duke e krahasuar qëndrimin e tij ndaj votës së emigrantëve me sjelljet e diktatorëve në histori.

“Duhet të them se kapitulli i diasporës apo qëndrimi i Edi Ramës apo i Ramaduros ndaj votës së diasporës kalon çdo qëndrim të cilitdo diktatori tjetër në histori. Por shtypja që i ka bërë shqiptarëve në diasporë me manipulimin masiv të votave të tyre, tregon se është një armik i egër i shqiptarëve”- tha Berisha.

Ai njoftoi se tashmë është në një fazë të re të këtij procesi, duke akuzuar qeverinë për manipulim të drejtpërdrejtë të zarfeve që u dërguan përmes DHL.

“Tani jemi përsëri në fazën ku DHL e qeverisë ka dorëzuar zarfat. Këtu kemi të bëjmë me zarfa që i adresohen një personi të caktuar”- tha ai.

“Shikoni firmat që ka vendosur personi V., sikur gjoja e ka marrë personi V. Zarfat e diasporës kanë firma, zhgarravina të manipuluara. Siç e shihni, zarfet nuk u dorëzuan te qytetarët, por në mënyrë kriminale u grumbulluan në një qendër që i përdori ato për PS-në”-vijoi kreu i PD-së.

Berisha tha se përpjekjet e Ramës për të shmangur vëmendjen publike nga kjo çështje janë të kota, pasi sipas tij, opozita nuk do ta njohë këtë proces.

“Rama, sado të mundohet ta largojë vëmendjen nga kjo farsë, kjo s’do të thotë që ne do t’i njohim. Ai ka vetëm një mbrojtës, që quhet Altin Troplini”- përfundoi Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër

Në gjashtë muajt e parë të vitit, përmes pikave kufitare në veri të vendit kanë hyrë dhe kanë dalë mbi 2 milionë shtetas dhe rreth...
17:47 | 24/07/2026

Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të premte fshatin Pilur, në Bashkinë e Himarës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
17:16 | 24/07/2026

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026