Berisha: Zgjedhjet në Kukës u blenë në mënyrën më të pamëshirshme
Sali Berisha në një dalje të përjavshme për mediat është shprehur se zgjedhjet në Kukës, ku kryetar bashkie u zgjodh Albert Halilaj, u blenë në mënyrë të pamëshirshme,
Ai hodhi akuza ndaj Belinda Ballukut dhe Taulant Ballës duke thënë se një javë rrjesht kanë shpërndarë para.
Sipas tij, në Kukës nuk përcaktoi rezultatin vota e qytetarëve, por rezultatin e përcaktoi qartësisht industria e blerjes së votës.
“Në Kukës, siç kam referuar këtu për të gjitha, zgjedhjet u blenë në mënyrën më të pamëshirshme.
Belinda Balluku, Taulant Balla, janë marrë me shpërndarje parash 1 javë rresht me thasë në qarkun e Kukësit.
Në Kukës nuk përcaktoi rezultatin vota e qytetarëve, por rezultatin e përcaktoi qartësisht industria e blerjes së votës.
Ne kemi një konkluzion, se me Edi Ramën, zgjedhje nuk ka.
Kukësi ishte një argument shtesë në morinë e pafundme të fakteve që kemi paraqitur dhe disponojmë. Edhe të tjera.
Por në një vend ku drejtësia është në kontroll total, nuk ka asnjë shpresë dhe zgjidhje tjetër përveç revoltave, protestave dhe përmbysjes së kësaj qeverie.
Që në muajin prill, në një lokal në Kukës, janë ulur fatkeqësisht një zyrtar shumë i lartë i PS me drejtorin e OSHEE të qarkut. Tavolina ka pasur përgjues dhe në këtë përgjim është e regjistruar se është bërë pazari që drejtori i OSHEE do të bëjë një tender me kaq miliona lekë, nga të cilat 300 mijë euro do i dërgojë në Tropojë. 200 mijë në Kukës. Shtyllat do vendoseshin në Has. Dhe resti i kësaj në Durrës.
Shërbimi informativ, që ka qenë institucioni që ka vendosur përgjuesin, përgjimin ia ka sjellë Edi Ramës. Nuk kam, se nuk do e akuzoja sot SPAK-un, nuk kam të dhëna se Rama e ka çuar në SPAK përgjimin, por sipas disa indiceve e mbajnë aty për të mbajtur peng zyrtarin.
Nuk është vetëm kjo, nga institucioni i akuzës së Gjirokastrës, është dërguar në SPAK dosja me përgjimin, në të cilin kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, në një mbledhje urdhëron vartësit dhe u thotë: do u japësh kaq lekë, ti do i premtosh këtë vend pune. Pra, bën haptas ofertat për votat që do blinin. SPAK e mbyll dosjen dhe nuk ndërmerr asnjë veprim. SPAK nuk mund të ndërmarrë veprime kur ka dosjen e kriminelëve elektoralë Edi Rama, Damian Gjiknuri, Ulsi Manja.
Pra, çfarë mbetet? Mbetet të flasin qytetarët.
Përgjegjësia është një: që duhet ngritur sa më shpejt në protesta”-tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë