Berisha zyrtarizoi Binajn kandidat për Tiranën, reagon Shehaj: U hodh në erë procesi

6 Tetor 2025 | 20:03

Pas zyrtarizimit nga Partia Demokratike të kandidaturës së aktorit Florian Binaj për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, ka reaguar Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj.

Në një deklaratë publike, Shehaj kritikoi mënyrën e përzgjedhjes së kandidatit, duke thënë se Sali Berisha bëri vendimmarrje të njëanshme dhe shkelje të parimeve të dakordësuara nga takimet me forcat opozitare.

“Berisha bëri fakt të kryer kandidatin e PD-së për Bashkinë e Tiranës. Berisha hodhi në erë procesin e ndërtuar. PD kishte shansin të shkonte përtej vetes. U shkelën parimet që kishim ndarë. Ai tha se ishte dakord për një kandidat të pavarur. Është e paqartë sesi ata kanë dalë në konkluzionin se si kandidati ka më shumë shanse. Nuk mund të merret një kandidat kur nuk është bërë një sondazh. Morën një vendim pa të dhëna të sakta,” – tha Shehaj në reagimin e tij.

Shehaj theksoi se përzgjedhja e kandidatit duhet të ishte bazuar në të dhëna konkrete dhe konsultime të gjera, jo në vendime të imponuara.

Binaj do të jetë përballë Manastirliut kandidates së PS për Tiranën në zgjedhejt e 9 nëntorit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin dhunë dhe vdekje

Papa Leo XIV ka reaguar për përshkallëzimin e ri të tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke shprehur shqetësimin e tij për pasojat e...
09:06 | 13/07/2026

Aksident tragjik në Lushnjë, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren që po shkonte te tokat

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Zhamë-Sektor. Sipas informacioneve paraprake, një automjet...
08:59 | 13/07/2026

Të shtënat me armë ndërpresin festivalin në Toronto, ende asnjë i arrestuar për vrasjen e dy personave

Policia e Torontos vijon kërkimet për autorin ose autorët e përfshirë në të shtënat me armë zjarri në një festival të muzikës latine, ku humbën...
08:50 | 13/07/2026