Berishës nuk i lejohet hyrja në Britaninë e Madhe, 5 ngjarjet kryesore

22 Korrik 2022 | 13:03
  • Berisha: Më kanë ndaluar hyrjen në Britaninë e Madhe

“Disa orë pasi Edi Rama dha lajmin për vendimin që do të merrte qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, jam njoftuar me një letër se, Sekretari i Brendshëm ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes sime në Mbretërinë e Bashkuar”.

Ishte kjo deklarata e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të premte. Ai u shpreh se vendimi është në vazhdën e shpifjeve të sponsorizuara nga Soros.

Lexoni për më shumë: Berisha: Më kanë ndaluar hyrjen në Britaninë e Madhe

Kryeministri Edi Rama
Foto: LSA
  • ‘Dokrra turbo-patriotike’, Rama shenjëstron Metën e Osmanin

Në një reagim të fundit në Twitter, kryeministri Edi Rama ka shenjëstruar presidentin Ilir Meta dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kreu i qeverisë shqiptare i ka quajtur deklaratat e tyre turbopatriotike dhe që e kanë kthyer politikën e jashtme të Kosovës dhe të brendshme të të dy vendeve në një kotësi.

Lexoni për më shumë: ‘Dokrra turbo-patriotike’, Rama shenjëstron Metën e Osmanin

Kuvendi
  • Rrjet spiunazhi, e-mail që u mbërriti deputetëve nga muxhahedinët

Përfaqësuesit e muxhahedinëve në Shqipëri, i kanë dërguar një e-mail deputetëve shqiptarë, ku thuhet se përfaqësues të regjimit iranian po bëjnë fushtë spiunazhi në Shqipëri kundër MEK.

Lexoni për më shumë: Rrjet spiunazhi, e-mail që u mbërriti deputetëve nga muxhahedinët

Pamje e gazsjellesit Nord Stream ne Rusi
  • Hungaria kërkon gaz në Rusi

Qeveria e Hungarisë dëshiron të blejë afër një miliardë metra kub gaz natyror nga Rusia, pavarësisht sanksioneve të Bashkimit Evropian.

Ministri i Jashtëm Hungarez ishte në Moskë ku tha se qëllimi i vizitës së tij ishte të garantonte furnizimin me energji të vendit dhe të bënte të qartë se qeveria hungareze është e interesuar për paqen.

Lexoni për më shumë: Hungaria kërkon gaz në Rusi

SPAK
  • SPAK operacion blic në Elbasan, arrestohet gjyqtarja dhe avokati

Zamora Vyshka dhe Ilir Pashaj gjyqtare dhe avokat në Elbasan janë arrestuar për korrupsion.

Familjarët e një personi të arrestuar i kanë ofruar para gjyqtares në bashkëpunim dhe me avokatin për të favorizuar masën e dënimit.

Lexoni për më shumë: SPAK operacion blic në Elbasan, arrestohet gjyqtarja dhe avokati

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026