Berlini: Tanke në Ukrainë vetëm me aprovimin e Uashingtonit

19 Janar 2023 | 17:09

Gjermania do t’i dërgojë tanke luftarake Ukrainës vetëm nëse Shtetet e Bashkuara bëjnë të njëjtën gjë.

Kështu raportojnë mediat gjermane, sipas të cilave kancelari Olaf Scholz ndodhet nën një presion të fortë të brendshëm dhe ndërkombëtar për të furnizuar tanket “Leopard 2”, ose të aprovojë dërgimin e tyre nga vende të treta.

Polonia dhe Finlanda kanë premtuar të dyja se do të dërgojnë tanket e tyre “Leopard”, por u duhet leja e Gjermanisë për ta bërë këtë.

Nga ana e tij, Berlini është ende në bisedime me Shtetet e Bashkuara për vendimin final.

Shumë presin që njoftimi të vijë pas një takimi që do të mbahet të premten mes aleatëve të Ukrainës në bazën ushtarake Ramshtajn, në jug-perëndim të Gjermanisë.

Informacionet paraprake sugjerojnë se Scholz do të japë dritën e gjelbër për dërgimin e tankeve vetëm nëse presidenti amerikan Joe Biden bie dakord të dërgojë tanket “Abrams”.

Megjithatë, një zyrtar i Pentagonit ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk ishin të përgatitura për të plotësuar kërkesat e Kievit për tanke.

“Tanku “Abrams” është një pajisje shumë e komplikuar dhe e shtrenjtë. Është e vështirë ta mësosh në një kohë të shkurtër. Ai ka motor avionësh”, deklaroi Colin Kahl.

Ndërkohë, një burim pranë qeverisë gjermane tha për BBC se raportimet për një ngërç mes Berlinit dhe Uashingtonit mbi tanket janë të ekzagjeruara, por po shkaktojnë shqetësime mes aleatëve perëndimorë të Ukrainës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024