Besëtytnia e Yamal, refuzoi të prekte Topin e Artë në ceremoninë e Parisit
Futbollistja e ekipit për femra të Barcelonës, Aitana Bonmati fitoi Topin e Artë si lojtarja më e mirë në botë për vitin 2024.
Pas ceremonisë madhështore në Paris, ajo tregoi një histori me kolegun e saj mashkull, Lamine Yamal.
Ylli i ri i Barcelonës ishte shumë kurioz dhe e pyeti Bonmatin nëse emri i saj ishte i shkruar në Topin e Artë.
Në momentin kur ajo i afroi çmimin për të parë dhe mbajtur, 17-vjeçari spanjoll refuzoi, për shkak të një besëtytnie.
“Ai më pyeti nëse Topi kishte emrin tim në të, dhe unë i thashë po, dhe e pyeta nëse donte ta prekte. Ai tha: “Jo, jo”. Yamal refuzoi, duke thënë se nëse e bënte, do të ishte fat i keq”, ka zbuluar Bonmati.
Bonmati thotë se ka kaluar pak kohë edhe me Dani Olmon dhe ka vlerësuar lojtarët e Barcelonës për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin korrekt.
Yamal u rendit i teti në renditjen për Topin e Artë për meshkujt, ndërsa Olmo ishte i 13-ti.
LEXONI GJITHASHTU:
BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 12:51 Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:40 Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri