Babai i yllit të futbollit spanjoll, Yamal, goditet me thikë në parkingun e makinave
Babai i yllit të futbollit spanjoll, Lamine Yamal thuhet se është goditur me thikë disa herë në një parking.
Sipas raportimeve në mediat spanjolle, Mounir Nasraoui u sulmua në qytetin bregdetar të Mataró, në veri të Barcelonës, të mërkurën mbrëma nga një grup njerëzish me të cilët kishte folur më herët gjatë ditës.
Nasraoui u dërgua në spitalin e Barcelonës në një gjendje të rëndë, por tani thuhet se është jashtë rrezikut për jetën.
Më herët gjatë ditës, zoti Nasraoui thuhet të ketë pasur një debat me një grup njerëzish që kishte hasur teksa ecte me qenin e tij, raportoi gazeta spanjolle El Pais.
Disa orë më vonë, ai u afrua nga i njëjti grup në një parking dhe u godit me thikë “shumë herë”.
Aktualisht nuk dihet motivi i goditjes me thikë.
Një raport në faqen sportive Relevo tha se zoti Nasraoui do të qëndronte në spital për dy ose tre ditë nën vëzhgim.
Lamine Yamal, lojtari më i ri i Spanjës, ndezi Euro 2024 ku u shpall Lojtari i Ri i Turneut.
LEXONI GJITHASHTU:
Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:51 Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:40 Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri