Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, mblidhen për ceremoninë e faljes

6 Qershor 2025 | 07:12

Qindra besimtarë myslimanë u mblodhën në orët e para të mëngjesit të së premtes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë per faljen e namazit të Kurban Bajramit. Ceremonia nisi në orën 06:15 në një atmosferë përkushtimi shpirtëror.

Kurban Bajrami, i njohur ndryshe si Festa e Sakrificës, përkujton gatishmërinë e profetit Ibrahim për të flijuar të birin si shenjë bindjeje ndaj Zotit. Me këtë rast, shumë familje myslimane therin kurban zakonisht dele, dhi apo lopë  dhe mishin e ndajnë me të afërmit dhe të varfrit, si shenjë solidariteti dhe bujarie.

Përveç aspektit shpirtëror të kurbanit, është i rëndësishëm edhe aspekti social i tij, ndihma për atë që nuk ka, në mënyrë që të gjithë së bashku të festojnë këtë festë islame.

Sipas fesë myslimane, riti i faljes së Bajramit të Madh konsiston në dy momente: e para, është lutja nëpërmjet të cilës shprehet adhurimi për Zotin dhe më pas vjen predikimi.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026