“Besojmë te vullneti i lirë”, Garo: Emigrantët të djathtë, do sjellin ndryshimin
Zëdhënësja e PD, Floriana Garo komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania lidhur me shifrat e shqiptarëve të diasporës që janë regjistruar në pak ditë për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.
Garo u shpreh se vullneti i madh i shprehur nga emigrantët për t’u bërë pjesë e votimit tregon se ata duan të sjellin ndryshimin politik në vendin e tyre.
“Unë mendoj se organizimi është shumë i rëndësishëm por mund të arrijë deri diku, mendoj se organizimi i PS është vetëm për fillimin. Kam besim që PD duke i ndjekur dhe duke marrë parasysh prirjen e këtyre emigrantëve, që për mua dhe PD janë të djathtë, këta do bëjnë një ndryshim.
Gjithë ky vullnet për të votuar nuk mund të jetë vetëm në formë të organizuar, veç kësaj do jetë edhe vullneti i njerëzve për të ndikuar në ndryshimin e situatës që do të bëjë ndryshimin. Diaspora ka njerëz të lirë që nuk janë të ndikuar nga situata politike, që ndiejnë se tani kanë fuqinë për të bërë ndryshimin dhe do ta bëjnë, jam e bindur për këtë”, tha Garo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë