Beteja për logon e PD, Kreshnik Spahiu: Berisha dhe Alibeaj kanë shanse të barabarta
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se Sali Berisha dhe Enlekejd Alibeaj kanë shanse të barabarta, për të marrë zyrtarisht logon nga Gjykata e Apelit.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Spahiu u shpreh se të katër kuvendet e mbajtur nga Berisha dhe Basha në 8 muajt e fundit, kanë parregullsi.
Sipas tij, Partia Demokratike nuk e ka të qartë sesa anëtarë ka në organin vendimmarrës.
“Zgjedhjet e 2023 janë shumë të rëndësishme, por sot ende nuk dihet se opozita në cilën logo do të përfaqësohet. Janë të gjitha gjasat, 50 me 50 që partia mund t’i mbesi Enkelejd Alibeajt, por mund t’i mbesi edhe Beridhës. Kjo për faktin se të katër kuvendet që janë zhvilluar, të korrikut 2021, të tetorit 2021, të dhjetorit 2021 dhe të marsit 2022, kanë parregullsitë e tyre. Kemi katër kongrese me katër numër delegatësh të ndryshëm.
Kongresi i parë që zgjodhi Lulzim Bashën në 2021, në mandatin e tretë kishte 7,200 delegatë. Kongresi i Sali Berishës që shkarkoi Lulzim Bashën kishte 4,900 delegatë. Kongresi i Lulzim Bashës më 18 dhjetor kishte 5,200 delegatë. Kemi edhe kongresin e katërt të Sali Berishës kishte 1,800 apo 2,200 delegatë. Brenda 8 muajsh një parti e cila nuk ka të qartë sa anëtarë ka në organin vendimmarrës, imagjino çfarë drejtësie mund të japë gjykata”, theksoi Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU
Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
“The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
“Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 07:59 SHBA dhe Irani bien dakord të ndalojnë sulmet dhe të takohen në Katar
- 07:58 Numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë rritet në 1,450, mbi 50 mijë të zhdukur
- 07:53 Trajneri i Koresë së Jugut jep dorëheqjen pas eliminimit nga Kupa e Botës
- 07:50 Koreja e Veriut dënon stërvitjen e përbashkët ushtarake SHBA-Japoni
- 07:34 Shpëtohen pas tetë orësh operacion intensiv 4 turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë
- 07:06 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike