Biden: Ende herët për të thënë nëse Rusia po kryen krime lufte
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, deklaroi të mërkurën se “është e qartë” që Rusia po sulmon civilë në mënyrë të qëllimshme, por ngurroi t’i cilësonte si krime lufte.
I pyetur nëse mendon se Rusia po kryen akte lufte në Ukrainë, ai tha: “Po e ndjekim situatën nga afër. Është ende herët për ta thënë këtë”.
Biden theksoi se ekziston ende mundësia e sanksionimit të eksporteve ruse të naftës, por duke minimizuar pasojat që kjo lëvizje do të shkaktonte në çmimin e naftës në SHBA dhe në botë.
Për sa i përket vendimit të presidentit ukrainas Volodomyr Zelensky për të qëndruar në vendin e tij pavarësisht rrezikut që i kanoset nga pushtimi rus, Biden u përgjigj se i takon Zelenskyt ta marrë këtë vendim.
“Unë mendoj se ai duhet ta gjykojë vetë këtë dhe ne po bëjmë çdo gjë që është e mundur për ta ndihmuar”, tha presidenti amerikan.
Zelensky ka thënë më herët se është shënjestra kryesore e Rusisë, e më pas familja e tij.
Shtetet e Bashkuara i kanë propozuar Zelenskyt të largohet nga Ukraina, ose të zhvendoset në Lviv, ofertë të cilën ai e ka refuzuar disa herë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret