Biden fyen Putin: Një njeri i çmendur! Reagon Kremlini: Turp për Amerikën
Kremlini dhe Shtëpia e Bardhë janë përfshirë në një debat të ashpër pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara e quajti mes të tjerash homologun rus një “të çmendur”.
Joe Biden i bëri komentet në një event për mbledhjen e fondeve në Kaliforni, ku paralajmëroi për rrezikun e një konflikti bërthamor.
Duke reaguar, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov e quajti deklaratën një “përpjekje të dështuar të Biden për t’u dukur si një kaubojs Hollivudi”. Ai shtoi se një fjalor i tillë “turpëron vet Amerikën”.
Në një fjalim të shkurtër të mbajtur në San Francisko, Biden tha: “Kemi një tip të çmendur si Putin dhe disa të tjerë dhe duhet të shqetësohemi për një konflikt bërthamor. Por kërcënimi ekzistencial ndaj njerëzimit është klima”, tha Biden.
Nuk është hera e parë që presidenti amerikan përdor fjalë fyese. Të njëjtin term që përdori këtë herë ndaj Putin, Biden e përdori dy avjet më parë për një gazetar të “Fox News”.
Gjithashtu, në të kaluarën ai e ka quajtur kreun e Kremlinit një “kasap” dhe “kriminel lufte”.
Zëdhënësi Peskov tha gjithashtu se “ka pak gjasa që deklarata e Biden të cënojë presidentin rus, por ajo poshtëron ata që përdorin një fjalor të tillë”.
“A ka përdorur presidenti Putin ndonjë fjalë fyese ndaj jush? Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Ndaj mendoj se një fjalor i tilllë poshtëron vetëm Amerikën”, shtoi Peskov.
Gjatë eventit në Kaliforni, Biden foli edhe për Donald Trump, me të cilin ka gjasa të përballet sërish në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mamdani: Hebrenjtë janë shënjestër e më shumë se gjysmës së krimeve të urrejtjes në Nju Jork
Medvedev: Finlanda do të jetë ndër objektivat e armëve bërthamore ruse
Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës
- 07:51 Vijojnë radhët e gjata në Kapshticë, pritje deri në tre orë
- 07:44 Zjarret në jug të Francës, 3000 persona evakuohen nga destinacionet turistike, jahti përfshihet nga flakët në port (VIDEO)
- 07:38 Portugalia fiton superndeshjen, Kroacisë i anulohet një gol në fund
- 07:34 Mamdani: Hebrenjtë janë shënjestër e më shumë se gjysmës së krimeve të urrejtjes në Nju Jork
- 07:33 Medvedev: Finlanda do të jetë ndër objektivat e armëve bërthamore ruse
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në