Biden nënshkruan protokollin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

10 Gusht 2022 | 07:39

Presidenti i SHBA Joe Biden ka nënshkruar protokollin e ratifikimit për të pranuar Suedinë dhe Finlandën në NATO, duke i sjellë vendet e Evropës veriore më afër anëtarësimit në aleancë.

Biden tha se SHBA ishte vendi i 23-të që miratoi zyrtarisht aplikimin për anëtarësimin e dy vendeve.

“Ishte dhe është një moment vendimtar, besoj, në aleancë. Dhe për një stabilitet më të madh të sigurisë jo vetëm të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, por të botës”, u shpreh ai.

Disa ditë më parë, senati amerikan miratoi pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO duke dërguar një mesazh të fortë mbështetjeje për zgjerimin e aleancës perëndimore kundër Rusisë.

Finlanda dhe Suedia kërkuan anëtarësimin në NATO duke i dhënë fund neutralitetit të tyre pas agresionit rus në Ukrainë.

Moska i ka paralajmëruar vazhdimisht të dyja vendet kundër anëtarësimit në aleancën perëndimore.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane

Donald Trump ka bërë deklarata të forta për Axios, duke folur për zhvillimet në Iran dhe marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas tij, gjatë...
20:45 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026