Bie besimi në ekonomi, qytetarët dhe bizneset pesimistë prej 3 muajsh
Ka rënë besimi i qytetarëve dhe bizneseve për zhvillime pozitive në ekonominë e tyre. Në sondazhin e fundit të Bankës së Shqipërisë, përjashtim bën vetëm sektori i ndërtimit, ku e ardhmja shihet me optimizëm.
Treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 1.6 pikë në muajin nëntor, duke shënuar nivelin më të ulët muajin e tretë radhazi pa rritje.
Sipas Bankës Qendrore, besimi në ekonomi është disa pikë mbi vijën e kuqe, por qytetarët dhe bizneset janë më pesimistë se 4 muaj më parë.
Në sondazhin e nëntorit, rënia u ndikua nga përgjigjet që dhanë qytetarët dhe bizneset e shërbimeve, tregtisë e industrisë. Në të kundërt, sektori i ndërtimit është optimist për të ardhmen.
Në vlerat që regjistron Banka e Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike është 109.3 pikë, nga 100 që është niveli mesatar krahasimor.
Besimi i qytetarëve është në rënie, pasi ata nuk presin rritje të të ardhurave të tyre, nuk mendojnë të bëjnë shpenzime të mëdha dhe njëkohësisht i druhen rritjes së mëtejshme të çmimeve.
Edhe bizneset në tërësi nuk presin fitime madhore, teksa mendojnë se do të kenë një ecuri relativisht të qendrushme.
LEXONI GJITHASHTU:
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane
- 08:10 Tymi i zjarreve mbulon Toronton, alarm për cilësinë e ajrit (VIDEO)
- 08:10 Irani: Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa SHBA të pranojë kushtet!
- 08:06 Irani sulmon radarët dhe sistemet mbrojtëse ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrein
- 08:02 Zelenskyy shkarkon Ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov konfirmon largimin