Bie kultivimi i grurit në Elbasan, shkak çmimi i ulët i shitjes
Në fushat e Elbasanit, të shumtë janë fermerët që kanë kultivuar grurë dhe tashmë po përgatitjet për korrjen e bukës së re. sipërfaqja e mbjellë arrin në 7 mijë hektarë, por në krahasim me vitin e kaluar sipërfaqja e mbjellë është më e vogël, por edhe rendimenti i prodhimit duket më i ulët sipas fermerëve, të cilët theksojnë se faktorët që kanë ndikuar negativisht kanë qenë kushtet jo të favorshme atmosferike gjatë periudhës shkurt-mars. Po ashtu edhe infeksioni i barërave të këqij në sipërfaqet e mbjella të pa trajtuara nga spërkatjet.
“Në Qarkun e Elbasanit si në të gjithë qarqet e tjera ka filluar korrja e grurit. Për vitin 2024 sipërfaqe e kulturës së grurit për qarkun tonë ka ardhur në ulje, dhe gjithsej si qark kemi mbjellë 6960 ha kulturën e grurit”, tha Natasha Berdufi, specialiste në agjencinë rajonale të ekstensionit bujqësor
Aktualisht një kg grurë shitet 25-30 lekë, vlerë e cila sipas fermerëve nuk mbulon as kostot e kultivimit. Përpos këtij fakti, fuqia punëtore është një tjetër problem.
“Nga viti në vit duke rënë, duke rene sepse njerëzit po largohen. Këtu kanë ngel nga dy pleq me nga dy dhi në shtëpi, dhe shtrenjte janë sidomos mekanikë është shtrenjte. Unë me gjithë mend ja marr leket fermerit 17 mijë lekë për dynym, por mua s’më ngel gjë se janë çika- çika. Nga 1 dynym nga 2 dynym më shumë bëjmë rrugë. Unë kam mbjellë vetë sivjet nga 8 ha, 4 hektarë kam mbjellë, sepse unë e prodhova por nuk shitesh, shitet me çmim shumë të ulet ” tha një fermer.
Fusha e Qarkut Elbasan është një nga më të mëdhatë në Shqipëri, pas asaj të Lushnjës dhe gjithmonë është njohur për prodhimin e shumtë të kulturës së grurit, por se fundmi për shkak të çmimit të ulët fermerët nuk po e kultivojnë me në masë.
LEXO GJITHASHTU:
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës kritike, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer