Bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 43-vjeçari. Shoqërohet një person
Një 43-vjeçar ka ndëruar jetë më fashatin Suk të Bashkisë Roskovec, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Sipas informacioneve paraprake të policisë raportohet se 43-vjeçari ishte duke kryer punime në banesën e një personi tjetër në fshat në momentin kur aksidentalisht ra në kontakt me rrymën.
Ai u transportua me urgjencë në spital, por mbërriti aty pa shenja jete.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në stacionin e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore, shtetasin E. K., në banesën e të cilët po kryeheshin punime.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
“Rreth orës 12:15, në qëndrën shëndetsore të Roskovecit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi S. B., rreth 43 vjeç, banues në Berat.
Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke kryer punime në banesën e shtetasit E. K., banues në fshatin Suk, Roskovec”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXO GJITHASHTU;
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës