Bie nga lartësia e pallatit në ndërtim 28-vjeçari, informacionet e para

9 Maj 2024 | 09:55

Një 28-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Shëngjin, pasi ka rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit të kësaj të enjteje. Sipas informacioneve paraprake i riu ishte punëtor në pallatin që po ndërtohej dhe ka rënë nga kati i 9-të i pallatit.

Ndërkohë ende nuk diihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Policia bën me dije se grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.

“Rreth orës 7:30, dyshohet se gjatë punës, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një pallati, shtetasi E. F.,  i cili si pasojë ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit”- njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord

Porti i Durrësit mirëpriti sot anijen kroçierë “Nautica”, pjesë e flotës së kompanisë Oceania Cruises, e cila u ankorua në kalatën nr. 5 me 665...
12:14 | 28/06/2026

Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet

Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Elbasan, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka dëmtuar pjesën e përparme...
10:43 | 28/06/2026

Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së dielës në Novoselë, ku janë përplasur një automjet tip Volkswagen dhe një motomjet. Si pasojë e përplasjes,...
10:29 | 28/06/2026