Bie niveli i kredive të këqija, ndikoi forcimi i lekut ndaj euros

30 Mars 2025 | 15:41

Kreditë e këqija kanë rënë në nivelin 4% të totalit në muajin shkurt, duke shënuar kuotën më të ulët të kredive problematike që nga viti 2008.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredite me probleme përbënin 4.06% të totalit në shkurt, nga 4.7% që ishin një vit më parë.

Kjo ulje tregon një trend të qëndrueshëm rënës për kreditet problematike.

Ulja e raportit të kredive të këqija është ndikuar edhe nga rritja e shpejtë e kreditimit për ekonominë.

Sipas statistikave, portofoli i kredisë për ekonominë ka arritur në 848 miliardë lekë, një rritje prej 13% krahasuar me vitin e kaluar.

Ndërkohë, portofoli i kredive me probleme ka arritur në rreth 34.4 miliardë lekë, nga 35.2 miliardë lekë që kishte qenë një vit më parë.

Një ndikim të rëndësishëm në uljen e raportit të kredive me probleme ka pasur forcimi i lekut në kursin e këmbimit me euron gjatë dy viteve të fundit.

Po ashtu, ulja e normave të interesit ka pasur një efekt pozitiv në aftësinë paguese të huamarrësve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.1 lekë dhe do shitet me 82.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:26 | 16/07/2026

Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen

Sektori bankar ka regjistruar një rënie të fitimit gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa kreditimi dhe depozitat vijuan të zgjerohen. Të dhënat e...
21:46 | 15/07/2026

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026