Bie prodhimi i energjisë nga HEC-et në pranverë, rritet nga panelet diellore
Në 3-mujorin e dytë të këtij viti, energjia elektrike e prodhuar nga Hidrocentralet është ulur. Klima e thatë në pranverë ndikoi në uljen e prodhimit nga hidrocentralet, të cilat së bashku me impiantet diellore sollën 1750 gigavat energji elektrike.
Një vit më parë, për të njëjtën periudhë prodhimi ishte 1840 gigavat, duke shënuar kështu një rënie të prodhimit me 5% në raport me muajt prill-qershor 2024.
Me zhvillimin e impianteve fotovoltaike, të vëna në punë tashmë, pesha e tyre po nis të japë efekt, pasi ata kanë realizuar 16% të prodhimit energjetik këtë vit.
Të dhënat tregojnë se në këtë periudhë Shqipëria bleu rreth 725 Gigavat energji ndëkohë që shiti 637 gigavat, duke prodhuar një bilanc negativ në shkëmbim në sasinë 88 gigavat.
Shifrat e nxjerra nga Instituti i Statistikave, tregojnë për rritje të konsumit të energjisë nga popullata dhe ulje të konsumit nga biznesi, ku të gjithë së bashku konsumuan 1525 gigavat.
Ndërkohë, humbjet në rrjet vazhduan të ulën në masën 17.3 duke i dhënë sistemit më tepër eficencë në transmetim.
Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues
Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
- 19:37 “Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
- 19:30 Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 19:25 Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
- 18:55 Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 18:37 Tarifat 50% të Trump ndaj mallrave kanadeze, Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat tregtare (VIDEO)
- 18:15 “Do ta godasim shumë shpejt dhe shumë rëndë”, Trump paralajmëron sulm mbi bazën bërthamore nëntokësore të Iranit