“Bie” qeveria në Serbi, Vuçiçit i kërkohet shpërndarja e parlamentit
Qeveria serbe i dërgoi të hënën presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç propozimin për shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.
Në këtë mënyrë i hapet rrugë formalisht caktimit të datës së zgjedhjeve që pritet të jetë 17 dhjetori i këtij viti.
“Mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare në rrethanat ekzistuese do të siguronte një shkallë më të lartë të demokracisë, duke ulur tensionet e krijuara midis opsioneve rivale në shoqëri, duke refuzuar gjuhën e urrejtjes dhe duke afirmuar të drejtën për të shprehur lirisht mendimet dhe pikëpamjet për çështje të caktuara politike, ekonomike dhe të tjera, përfshirë edhe afirmimin e mëtejmë të vlerave evropiane”, thuhet në një njoftim të qeverisë serbe, që udhëhiqet nga Partia Përparimtare serbe e presidentit Aleksandar Vuçiç.
Në propozim ndër të tjera thuhet se “kohët e fundit ka pasur kërkesa nga një pjesë e opinionit për shpalljen e zgjedhjeve të reja, të jashtëzakonshme për deputetë dhe se më 11 shtator 2023, një pjesë e partive politike opozitare i paraqitën një kërkesë të tillë presidentit të Serbisë”.
Këto do të jenë zgjedhjet e treta me radhë në tre vjet e gjysmë në Serbi.
Pushteti në Serbi është përballur me trysni në rritje nga opozita pas dy sulmeve masive në pranverën e këtij viti që lanë pas vetes 17 të vrarë duke nxitur zemërimin e publikut dhe protesta masive kundër qeverisë.
Paralajmërimi i zgjedhjeve të reja, ndodhë në një periudhë përpjekjesh diplomatike perëndimore për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, mes tensioneve që pasuan një sulm të një grupi serbësh të armatosur ndaj policisë së Kosovës me 24 shtator.
Krahas zgjedhjeve parlamentare Vuçiç ka provokuar zgjedhje edhe në shumicën e njësive vendore. Ai ka thënë se kryetari i Kuvendit të Serbisë fillimisht do të shpallë zgjedhje në më shumë se 60 njësi të vetëqeverisjes lokale, e më pas do të shpallen zgjedhjet krahinore.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë