Bie votimi elektronik në 5 qarqe, KQZ po negocion me partitë për vetëm 3 zona

26 Gusht 2024 | 12:51

Marrëveshja e socialistëve dhe demokratëve për reformën zgjedhore, përfshinte ndër të tjera edhe zgjerimin e votimit dhe numërimit elektronik në 5 qarqet më të mëdha të vendit.

Kjo formë që garanton rezultat të shpejtë do të mbulonte gati 80 % të mandateve parlamentare, duke dhënë në një kohë rekord informacion mbi fituesin e zgjedhjeve.

Por palët politike ranë vonë dakord për këtë pikë, me opozitën e cila hezitonte dhe që ende nuk i ka shuar të gjitha dyshimet për këtë metodë.

Shoqëruar edhe me faturën e lartë prej 35 milionë eurosh që duhet ta paguajë qeveria, gjërat tashmë kanë ndryshuar.

KQZ, duke marrë në konsideratë kohën e ngelur dhe kostot, si dhe besimin e palëve në këtë proces, është duke biseduar me mazhorancën dhe opozitën për të gjetur një rrugë të mesme.

Propozimi është që elektronika të mos përfshihet në 5 qarqe, por në 3, sidomos në ato tre zona që janë përcaktuese për rezultatin, si Tirana, Durrësi dhe Elbasani.

Megjithëkëtë do të jetë dialogu ndërpartiak ai që do të vendosë në fund fare.

Votimi e numërimi elektronik u testua në vitin 2021 vetëm për njësinë numër 10 në Tiranë, si dhe në zgjedhjet lokale u përdor në bashkitë Elbasasn, Vorë dhe Kamzë.

Kjo do të jetë hera e parë do të provohet votim e numërim elektronik në të gjithë qarkun.

Vënia e KQZ-së nën hetim për tenderin e kompanise SMARTMATIC që po ofron këtë shërbim teknologjik, nuk është një shqetësim për palët në këtë proces për të ecur përpara në këtë drejtim, me po të njëjtën firmë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026